Gjykata Themelore në Prizren

I Akuzuari: Telefonin e kam Blerë

Kur doli para gjykatës në Prizren, Dibran Gashi, që akuzohet se i mori telefonin të dëmtuarës më inicialet A. H., duke thënë se atë telefon të përdorur e kishte blerë nga një person tjetër.

Prokuroria e shtetit akuzon Dibran Gashin se më datën 28 janar të vitit të kaluar në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren, të dëmtuarës A. H. për përfitim pasuror ia ka marrë nga xhepi telefonin e markës “Samsung”.

Në aktakuzë thuhet se e dëmtuara ishte duke ecur në rrugë, ndërsa i akuzuari e kishte shfrytëzuar pakujdesinë e saj për t’ia marrë telefonin.

Por pasi iu lexua aktakuza nga prokurorja Sahide Sefa, Dibran Gashi mohoi fajësinë.

Ai u pajis me aktakuzën dhe provat mbi të cilat prokuroria e bazon atë, ndërsa gjyqtarja Teuta Krusha e njoftoi Gashin me të drejtat e tij, duke i treguar se ka afat prej 30 ditësh për të kundërshtuar provat e aktakuzës dhe për të kërkuar hedhjen poshtë të saj.

Seanca e radhës u caktua më 5 qershor.