Foto nga seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Hysri Peqani - Kallxo.com

Akuzat e Burdushit për prokurorinë

Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prizrenit, Burdushi e ka akuzuar prokurorin për punë jo profesionale, por gjyqtari Luan Berisha ia ndërpreu fjalën dhe e i tërhoqi vërejtjen që  të mos personalizojë prokurorin si person, por vetëm të arsyetojë kundërshtimin e tij me prova materiale.

Burdushi i quajti të pabaza disa fjalë që i tha prokurori sepse sipas tij për pronat dhe pasuritë që i posedon ka dokumentacion të rregullt”.

“Kundërshtoj prokurorin për biznesin e hapur në vitin 2005 me emrin Burdushi, ordinancën për të cilën edhe në Ministri të Shëndetësise deri në vitin 2010 kam ofruar fakte incizime dhe kam bërë kërkesë që të marr licencë nga Ministria, pasi lëmia ime nuk ka të bëjë me mjekësi, puna ime është e veçantë, është shpirtërore. Shërbime dhe këshilla shpirtërore”, ka shtuar Burdushi.

Ai ka deklaruar se ka punuar si mjek popullor dhe të gjitha i ka ruajtur për  arkiva dhe për histori. Po ashtu ka thënë se ka punuar edhe për drejtësinë e Kosovës si mjek këshillues.

“Kam qenë i drejtë me çdo klient, për pacientë, asnjë nga ta kurrë nuk është paraqitur për ankesa”, ka shtuar ai.

Më tej Burdushi e ka akuzuar prokurorin dhe hetuesinë i kanë nxitë njerëzit që të lajmërohen si të dëmtuar dhe si dëshmitar.

“Sepse sa kam qenë në liri askush nuk është lajmëruar apo ankuar si i dëmtuar”, ka thënë Burdushi.