Akulli në hapësirën universitare | Foto: KALLXO.com

Akulli nuk i 'Lëshon' Veturat në Qendër të Prishtinës

Akulli nuk është “duke i lëshuar” makinat për të dalë nga hapësirat mes Fakultetit të Edukimit, Galerisë së Arteve dhe Biblioteks Kombëtare.

Në disa fotografi të KALLXO.com të bëra pasditen e djeshme, shihet një person duke u munduar ta largojë makinën që i kishte ngecur në akull në këtë pjesë të kryeqytetit.

KALLXO.com para tri ditësh solli pamje nga rrëshqitjet dhe vështirësitë e daljesd së veturave nga kjo hapësirë universitare.

ngecja1

Atë ditë Adonis Tahiri nga Zyra për Informim e Komunës së Prishtinës tha për KALLXO.com se kjo hapësirë nuk është përgjegjësi e komunës për pastrim.

http://kallxo.com/veturat-ngecin-ne-akull-ne-qender-te-prishtines/

Bora e shumtë që ra në fillim të janarit shkaktoi probleme në mbarë vendin, ndërsa KALLXO.com raportoi edhe për raste tjera të rrëshqitjes së makinave.

http://kallxo.com/per-shkak-te-akullit-veturat-perfundojne-ne-ara/