Foto: Hajat Toçilla - Facebook

Aktorja prizrenase mesazh tronditës për drejtuesit e komunës së Prizrenit  

Aktorja e trupës rezidente të Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit, Hajat Toçilla ka reaguar përmes një video-postimi në llogarinë e saj në “Facebook” rreth situatës që po kalon Teatri.

Përmes këtij postimi në ditën e 100 pa rroga, aktorja Toçilla ua ka kujtuar drejtuesve komunal, kryetarit Mytaher Haskuka dhe drejtorit për Kulturë, Oreska, gjendjen në të cilën, siç potencon ajo me papërgjegjësinë e tyre, e kanë sjell Teatrin “Bekim Fehmiu” dhe aktorët e  këtij Teatri.

“I dashur kryetar, drejtori kulturës, ju në ditën e 100 të papërgjegjësisë suaj keni vra një shërbëtore, mësuese, një petra, një nënë, një infermiere, e keqja një pinok. Nuk po mund t`ju them fëmijëve se pinoku nuk kam m`u shfaq se disa njerëz e kanë vra”, ka thënë ndër të tjerash në postimin e saj, aktorja Toçilla.

Ndërsa u ka kujtuar drejtuesve të Komunës së Prizrenit suksesin e shfaqjes “Pinoku”, që sipas saj, drejtuesve u shkëlqenin sytë gjatë ndarjes së çmimit për këtë shfaqje e cila për një javë i ka sjellë teatrit mbi 6 mijë euro.

“Kisha dashur t’ ju shkëlqenin sytë nga lotët tuaj, me na pa se në çfarë gjendje na keni pru”, ka pohuar më tej Toçilla.

 Këtu mund ta ndiqni  video -mesazhin e plotë të aktores Toçilla drejtuar krerëve të Komunës së Prizrenit: