Aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin kundër Kuvendit. Foto: Facebook

Aktivisti i Vetëvendosjes Sërish në Paraburgim

Atdhe Arifi, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje është rikthyer në paraburgim.  Vetëvendosje në një komunikatë për media thotë se Arifi është marrë nga policia mëngjesin e sotëm nën arsyetimin se ka thyer rregullat e arrestit shtëpiak.

“Sot, policia e ka marrë atë në shtëpi, për ta dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me arsyetimin se nuk e ka zbatuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet një njoftimin e LVV-së.

Më tutje thuhet se arsyeja e thyerjes së rregullave të arrestit shtëpiak, është bërë pasi që Atdhe Arifi ka marrë pjesë në një provim në universitetin ku vijon studimet.

Lëvizja Vetëvendosje arrestin shtëpiak e të padrejtat ndaj aktivistëve të saj ia detyron ‘pushtetit kriminal’.

“Ne e dimë që ky pushtet e kalon kohën duke ideuar dhe ekzekutuar planet për akuza ndaj Vetëvendosjes dhe këtë kohë është duke u marrë me Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin. Sa herë që legjitimiteti i këtij pushteti bie, shpërfaqja e egërsisë me aktivistët e Lëvizjes rritet”, thuhet në njoftim.

Arifi së bashku me Frashër Krasniqi, Adea Batusha dhe Egzon Haliti akuzohen për sulmin me mjet shpërthyes vitin e kaluar në ndërtesën e Kuvendit. Adea Batusha, Frashër Krasniqi e Egzon Halimi janë duke mbajtur arrest shtëpiak.

Së fundmi kemi pasur akuza të këshilltarit të Presidentit Thaci në drejtim të zyrtarëve të Vetëvendosjes për sulmin në Kuvendin e Kosovës.

E për akuzat që i ka bërë Abelard Tahiri, Prokuroria Speciale mund të thërras si dëshmitar.