Shtëpia e Aleksandër Lumezit | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për Vjedhjen në Shtëpinë e Kryeprokurorit Lumezi

Sipas njoftimit të Prokurorisë, L.K, M.M dhe N.G akuzohen për vjedhje të rëndë,  asgjësim të pasurisë, sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, armëmbajtje pa leje dhe blerje  apo pranim i sendeve të vjedhura.

Sipas aktakuzës,  më 22 nëntor 2016, rreth orës 03:25, në lagjen ’’Veternik’’ në Prishtinë, të pajisur me maska dhe armë zjarri,  me qëllim të përvetësimit të sendeve të huaja, të luajtshme dhe që vetes t’i sjellin përfitim pasuror të kundërligjshëm, duke depërtuar me forcë kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit Aleksandër Lumezi-Kryeprokuror i Shtetit, ku kanë marrë një telefon celular të markës „Samsung“ të papërdorur dhe në momentin që kanë dëgjuar familjarët duke lëvizur janë larguar me shpejtësi nga shtëpia.

Sipas njoftimit të Prokurorisë,  i akuzuari, L.K. gjatë deklaratës së dhënë në Polici e ka pranuar se e ka kryer veprën penale të vjedhjes në shtëpinë e të dëmtuarit Aleksandër Lumezi.

http://kallxo.com/pas-vjedhjes-shtepia-e-lumezit-pajiset-kamera/

Po ashtu sipas aktakuzës tre të pandehurit L.K., M.M. dhe N.G., nga muaji tetor deri në muajin dhjetor 2016, përveç vjedhjes së lartcekur, në shtëpi të ndryshme kanë kryer edhe shtatë raste të vjedhjeve, të veturave të shtrenjta, stolive të arit dhe gjësendeve tjera me vlerë.

Gjatë bastisjes së shtëpive të tre të pandehurve dhe veturës së njërit prej tyre janë gjetur prova të ndryshme materiale.

http://kallxo.com/rruga-e-hajnave-te-dyshuar-deri-ne-sallonin-e-lumezit/

http://kallxo.com/lumezi-nuk-eshte-kryeprokurori-pare-qe-vidhet-shtepia/