Foto: Arkiv

Aktakuzë për Terrorizëm Ndaj dy Personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.L dhe N.B., për shkak të kryerjes së veprës penale organizim ose pjesëmarrje në grup terrorist.

I pandehuri A.L  akuzohet se ka shkuar në Siri për të luftuar krah organizatës terroriste Al Nusra  në periudhën kohore nga muaji nëntor të vitit 2013 deri në gusht të vitit 2014.

Ndërkaq, i pandehuri tjetër N.B në periudhën kohore prej datës 9 deri me 30 mars 2013, për shkak të  konflikteve që kanë pasur  grupi terrorist Al Nusra  me organizatën  tjetër terrorist ISIS,  janë kthyer në Republikën e Kosovës.

“Aktakuza i është dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentit  për Krime të Rënda.  Aktakuzën e ka ngritur një  prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.