Pas sulmit në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë për Terrorizëm ndaj Aktivistëve të Vetëvendosjes

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve Atdhe Gashi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, për kryerjen e veprës penale të terrorizmit.

Prokuroria tha sot se ndaj të dyshuarit Petrit Ademi, në mungesë të provave, kanë pushuar hetimet, njëjtë sikur ndodhi edhe ndaj të ndjerit Astrit Dehari i cili vdiq në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren muajin e kaluar.

Prokuroria thotë se në aktakuzën e ngritur ndër të tjerat thuhej së të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar “me qëllim që të shkaktojnë frikësimin serioz të popullsisë dhe shkaktimin e ndjenjës se pasigurisë për qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.

http://kallxo.com/sulmohet-me-mjet-shperthyes-kuvendi-i-kosoves/

http://kallxo.com/gjashte-te-arrestuar-per-sulmin-ne-kuvend/