Aktakuzë për Pjesëmarrje në Siri, Rasti i Dytë Brenda Javës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit, F. B., për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grup terrorist.

“ Sipas aktakuzës, i pandehuri F.B. nga muaji shkurt 2015 e gjer në dhjetor të vitit 2015, kur është kthyer në Republikën e Kosovës, ka qëndruar në Siri, ku iu është bashkangjitur organizatës terroriste ‘ISIS’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas këtij njoftimi i pandehuri F.B, derisa po qëndronte në Siri i është nënshtruar disa trajnimeve për përdorim të armëve dhe bombave.

“Fillimisht në Siri, i pandehuri F.B. iu ka  nënshtruar trajnimeve teorike dhe praktike për përdorimin e armëve dhe bombës së dorës. Pas përfundimit te trajnimit është ngarkuar me armë zjarri AK 47, katër karikator të mbushur nga 30 plumba dhe me uniformë ushtarake pa emblemë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria ka treguar se aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Ky është rasti i dytë brenda javës që Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për shkuarje në luftën e Sirisë dhe pjesëmarrje në grup terrorist. Bëhet fjalë për L.F ndaj të cilit prokuroria kishte ngritur aktakuzë për qëndrimin e tij dy muajsh në Siri.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-luftetarit-te-dyshuar-te-isis-it/

Rekrutimi i kosovarëve për të luftuar në Siri dhe Irak është në qendër të vëmendjes së institucioneve dhe shoqërisë civile në vend.

Në një konferencë të organizuar sot nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me Institutin “SETA” dhe “DC CENTER” nga Turqia për mbylljen e korridorit për luftëtarët e huaj dhe forcimin e bashkëpunimit Kosovë – Turqi në këtë çështje.

Drejtori i QKSS-së, Florian Qehaja, foli për numrin e vlerësuar të kosovarëve që po luftojnë aktualisht krah organizatave terroriste në Siri dhe Irak.

qkss

“Për momentin në Siri e Irak janë 60-70 persona, nuk mund ta dimë saktë mirëpo dhe ka mundësi që të jepet numri total i atyre që kanë shkuar që nga viti 2012 deri tani. Është dhënë numri 300 nga mediat ndërkombëtare gjë që nuk është e vërtetë”, tha Qehaja.

Eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani tha se Kosova ka nevojë për një ‘qasje strategjike’ për mbylljen e korridorit për luftëtarët e huaj.

“Po themi se Turqia po e mbyll korridorin për luftëtarët e huaj, por a mund ta mbyllë Kosova? Ne prej tash mendojmë që po e ndërtojmë një shtet të qëndrueshëm, na duhen disa vite ta ndërtojmë, por duhet të kemi qasje strategjike për këtë”, tha Ramadani.

Bilgehan Ozturk përfaqësues i SETA (Fondacioni për Politike, Ekonomike dhe Kërkimeve Sociale) tha se Turqia është një destinacion i saktë nga luftëtarët e huaj.

“Turqia është e kërcëuar drejtpërdrejt nga ISIS. Kanë filluar publikime, video në internet, ku kërcënohet Turqia dhe politikanët quhen ‘kufarë’, dhe kanë ftuar njerëz nga Turqia që të ndërmarrin sulme ndaj tyre. Turqia po i nënshtrohet sulmeve jashtë kufitare, si për shembull ISIS-i që gjendet 100 kilometra larg kufirit”, tha Ozturk. [interaction id=”56d46bb636e5105a3a250785″]