Aktakuzë për Narkotikë Ndaj 44 Vjeçarit nga Suhareka

N. R., i lindur në vitin 1971 në Suharekë.R., akuzohet se ka kryer veprën penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Lajmin e bëri të ditur Prokuroria e Shtetit përmes një njoftimi për media.

“Gjatë bastisjes se shtëpisë së shtetasit N. R., brenda në oborr i është gjetur një bidon plastike i mbyllur me kapak, brenda së cilit ishte e fshehur substanca narkotike e llojit  heroinë dhe kokainë të përziera me preparate tjera,” thuhet në aktakuzë.

http://kallxo.com/prokuroria-e-prizrenit-urdheron-ndalimin-e-te-dyshuarit-per-narkotike/