Foto: Prokuroria e Pejës

Aktakuzë për grabitjen e 50 mijë eurove në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Xh.B., E.Z., për grabitje.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit Xh.B. dhe E.Z., me datën 23 Korrik 2018,rreth orës 11:30 në fshatin Kashicë të  komunës  se  Istogut, pasi sigurohen se në shtëpinë e të dëmtuarit A.Sh. nuk gjendet asnjë mashkull brenda, por vetëm të dëmtuarat I.Sh dhe E.L., i bien ziles së shtëpisë dhe në momentin kur hapet dera nga e dëmtuara I.Sh., të pandehurit me forcë dhe nën kërcënimin e armës dhe sëpatës futen brenda dhe nga aty marrin 50.000 (pesëdhjetë) mijë euro , dy telefona celular dhe atë një Iphon6 dhe një Iphone7 në vlerë prej 1.800 (njëmijetetëqind) euro dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e  Prokurorisë.

Sipas këtij njoftimi, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, është thënë tutje në njoftim.