Aktakuzë për dhënien e kundërligjshme të banesave komunale

Në maj të vitit 2013, Asambleja Komunale e Prizrenit, me vendim kishte themeluar një komision për ndarjen e banesave të ndërtuara në lagjen Dardania në Prizren.

Reshat Mehemeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, po akuzohen nga Prokuroria Themelore Prizren për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, vepër kjo që hyn në kapitullin e veprave penale të korrupcionit zyrtar dhe veprave penale kundër detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Prizren, që të tre këta persona, me mosveprim nuk e përmbushin detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër.

Sipas aktakuzës të njëjtit duke qenë pjesë e komisionit për Vlerësimin e Kushteve të Banimit dhe Përcaktimin e Përfituesve të të drejtës së shfrytëzimit të banimit, nuk  i kanë përmbushur detyrat dhe me këtë rast i kanë dhënë mundësi Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, që të përpilojnë lista.

E në bazë të këtyre listave tu jepet e drejta e përfitmit të shfrytëzimit zë banesave pa e bërë fare verifikimin sipas Udhëzimit Administrativ, e duke vepruar në këtë mënyrë, siaps prokurorisë të njëjti ua kanë shkelur të drejtat familjeve skamnore të cilët i kanë plotësuar kriteret, por për shkak se familjet e rekomanduara nga shoqatat e dala nga lufta e kanë përfituar shfrytëzimin e këtyre banesave me automatizëm, familjes skamnore kanë qenë të privuara nga kjo mundësi.

E me këto veprime të pandehurit sipas prokurorisë nuk i kanë përmbushur detyrat dhe obligimet e tyre.

I pandehuri  Fidan Shala,  në shkurt të vitit 2019 kur është marrë në pyetje si i dyshuar pranë prokurorisë, në një pjesë te deklarimit të tij përmend emrat e Hashim Thaçit dhe ish kryetarit të komunës së Prizrenit Ramadan Muja.

” Duke u bazuar në ligj dhe praktikat e bëra në disa komuna tjera, si shoqatë e familjeve të dëshmorëve së bashku me kryetarin e komunës në vitin 2012 kanë pasur kontakt me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, i cili në prezencë të përfaqësuesve të dëshmorëve kishte premtuar se të gjitha familjet e dëshmorëve që e meritojnë duhet tu ndahet nga një banesë ”.

” Dhe e kishte obliguar kryetarin e komunës së Prizrenit që të punoj në këtë drejtim, e pas bisedave dhe konsultave me zyrën lirgjore të Kryetarit të Komunës dhe me vet kryetarin e Komunës Ramadan Muja, ishin dakorduar që të inicohet procedurë për nxerrjen e vendimit të veçantë në Asamblenë Komunale për ndarjen e banesave për familje të dëshmorëve ”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë, në pjesën ku është deklarimit i të pandehurit Fidan Shala.

Shqyrtimi fillestar për këtë rast është caktuar me datë 25 mars, e si palë e dëmtuar në këtë rast, prokuroria ka propozuar që në seanca gjyëqsore të ftohet Komuna e Prizrenit.

Prokuroria Themelore Prizren, ka propozuar si prova materiale disa vendime dhe lista të propozuara, të cilat sipas prokurrois duhet të lexohen dhe shiqohen si prova materiale gjatë shqyrtimeve gjyqësore.

Në tetor të vitit 2013 u propozuan emrat nga Shoqata e Invalidëve të luftës së UÇK-sl, me një vendim për ndarjen e banesave për invalidët e UÇK-së.

Lista e emrave të familjarëve të Dëshmorëve të propozuar nga Kryesia e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, është e ënshkruar nga anëtarët dhe kryetari i Shoqatës, thuhet në dosjen e prokurorisë e cila të gjitha këto vendime i ka ofruar si prova materiale.

Në dhjetor të vitit 2013 doli lista përfundimtare e familjeve përfituese të banesave, listë kjo e nënshkruar nga katër anëtarët e komisionit, thuhet në provat materiale të prokurrisë.

E vendimi i komisionit për ndarjen e banesave të Komunës së Prizrenit, erdhi me datë 30 dhjetor 2013, e nënshruar nga kryetari i komisionit – Reshat Mehmeti.

Prokuroria ka ofraur si prove edhe informimin nga Agjencia Kundër Korrupcionit, Drejtori Hasan Preteni, i cili me datë 03 korrik të 2015 kishte dërguar informatë për shkeljet e mundshme,