Arkiv

Aktakuzë për degradim të ambientit në Pejë

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Q.B., për veprën penale degradim i ambientit.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.B., më parë e gjer më 22 tetor të vitit 2018, ka vepruar kundërligjshëm në fshatin Gllaviqicë të Pejës , duke mos poseduar licencë ka shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorrit në sasi prej 886,203 m³,  përmes makinerisë punues, duke shkaktuar dëmin në vlerë prej 3 mijë e 323 euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore të Pejës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të  dënohet sipas ligjit, dhe po ashtu t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë ose detyrës.

KALLXO.com kishte raportuar rreth protestës së banorëve të Gllaviçicës, Ramunit e Leshanit kundër degradimit të lumit dhe tokave nga nxjerrësit e zhavorrit.

https://kallxo.com/proteste-me-bllokim-rruge-kunder-gurthyesve/

https://kallxo.com/protestuesit-nxjerresit-e-zhavorrit-ndryshuan-rrjedhen-e-lumit/

www.kallxo.com