Aktakuzë Ndaj Zyrtarëve Komunalë të Drenasit për një Kamion

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër tre zyrtarëve të Komunës së Drenasit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe një personi tjetër për ndihmë në kryerjen e veprës penale – keqpërdorim i pozitës apo autorizimit zyrtar.

Aktakuza është ngritur kundër H.Xh.Th, drejtoreshë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit, SH.B., zyrtar certifikues në Kuvendin Komunal në Drenas, V.J., zyrtar në Kuvendin Komunal në Drenas dhe N.B. pronar i një firme private.

Sipas aktakuzës  H.Xh.Th , SH.B. dhe V.J. ngarkohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e blerjes së një kamioni për fikjen e zjarrit për komunën e Drenasit, me ç‘rast firmës private të pandehurit N.B. ia kanë paguar shumën e parave në vlerë prej 110.000 mijë euro, ndërsa pas ekzaminimit të kamionit është vërejtur se i njëjti nuk i plotëson kriteret sipas kontratës.

Gjithashtu, sipas aktakuzës, edhe pagesa për këtë kamion ishte bërë para se të bëhet pranimi teknik i mallit, në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik.

http://kallxo.com/3-zyrtare-te-drenasit-ne-mbajtje-nga-policia/