Bujar Bukoshi
Aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit dhe Atdhe Gashit për ‘Fondin e tre përqindëshit’
30.3.2019 - 12:39
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit.
Sipas informacioneve të cilat i posedon KALLXO.com aktakuza ndaj këtyre tre personave është ngritur nën dyshimin për keqpërdorimin e ‘Fondit të tre përqindëshit’.
Prokurori special Sylë Hoxha, e ka konfirmuar për KALLXO.com se Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Bujar Bukoshit, Naser Osmanit e Atdhe Gashit.
Sipas Sylë Hoxhës procesi gjyqësor ka filluar dhe momentalisht është në fazën e kundërshtimit të provave.