Avokati Tomë Gashi | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi rreth rastit ndaj Azem Sylës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur një aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi, konfirmojnë burime të KALLXO.com.

Sipas këtyre burimeve brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mësohet se aktakuza ndaj avokatit Gashi është ngritur për shkak të dyshimeve për shkelje së fshehtësisë së procedurës dhe mospërfillje të gjykatës.

Sipas aktakuzës avokati Tomë Gashi ka zbuluar konfidencialitetin duke zbuluar identitetin e një personi të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka“, duke përmendur emrin e tij para mediave ndonëse gjykatësi i rastit seancën e kishte mbyllur për mediat dhe publikun.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe me avokatin Tomë Gashi i cili nuk ka dhënë koment në lidhje me këtë çështje.

KALLXO.com ka provuar ta kontaktojë edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, por nuk ka mundur të vijë në kontakt me të për një koment të menjëhershëm.

 

Lajmet e fundit

Ekskluzive: Gjyqtarët e Kushtetueses morën pagat pa rritje

Ekskluzive: Gjyqtarët e Kushtetueses morën pagat pa rritje

Gjykata vendosi për drejtorin e Urologjisë të dyshuar për ryshfet

https://kallxo.com/gjykata-vendosi-per-drejtorin-e-urologjise-te-dyshuar-per-ryshfet/

IPK kërkon suspendimin e 94 policëve – invalidë të luftës

https://kallxo.com/ipk-kerkon-suspendimin-e-94-policeve-invalide-te-luftes/