Gjilani

Aktakuzë ndaj avokatit gjilanas, dyshohet se me mashtrim i mori 10 mijë euro klientes

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit I.R. për mashtrim.

Sipas aktakuzës, avokati gjatë periudhës 2017/2018 me qëllim të përfitimit pasuror ka mashtruar të dëmtuarën M.B.

Sipas aktakuzës, avokati ka mashtruar viktimën duke i fshehur faktet dhe duke e vënë në lajthim se ndaj saj nuk do të paraqitet kërkesë për paraburgim, duke e mashtruar se do të përfundojë procesin gjyqësor dhe ndalimin policor kundër saj.

Prokuroria ka njoftuar se avokati ka mashtruar klienten e tij rreth një rasti që e kishte pasur në  Gjykatën e Prishtinës, duke i thënë se procesi gjyqësor do të përfundonte në mënyrë pozitive dhe ajo do të lirohej.

Për këtë, avokati ka marrë si kundër shpërblim nga e dëmtuara 10 mijë euro.

Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale si dhe ndaj tij të shqiptojë edhe dënimin plotësues – ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës.