Prokuroria në Prizren | Foto: KALLXO.com

Aktakuzë Kundër Tetovarit, Transportoi Ilegalisht Pakistanezë e Irakianë

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj personit me inicialet I.O. nga Tetova e Maqedonisë, për shkak të veprës penale kontrabandim me migrantë.

Sipas aktakuzës, i njëjti më 15.05.2017, në Prizren gjatë drejtimit të kamionit “MAN”, i cili ishte duke transportuar material të drurit nga Turqia për në Prizren, në hapësirën e brendshme të kamionit e mbuluar me ceradë janë hasur 10 persona të huaj, shtetas pakistanezë dhe irakianë, të cilët ishin nisur nga Turqia, përmes Greqisë dhe Maqedonisë për në territorin e Kosovës, me destinim vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Prokurorisë së Prizrenit, secili prej migrantëve kishte paguar nga 6.000 euro.

Në këtë rast është propozuar edhe konfiskimi i mjetit (kamion MAN), me të cilin është kryer transportimi i migrantëve.