Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri | Foto: Atdhe Mulla

Aktakuzë Kundër Kryetarit të Komunës së Pejës

Ngritjen e aktakuzës e konfirmoi për KALLXO.com kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj.

“Po, mund ta konfirmoj që është ngritur aktakuzë. Aktakuza është ngritur për moszbatim të vendimit të Gjykatës nga ana e kryetarit Muhaxheri lidhur me largimin nga puna të auditorit të brendshëm të Komunës”, tha Kurmehaj përmes telefonit për KALLXO.com.

KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë kryetarin Muhaxheri, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Megjithatë, zëdhënësi i Komunës së Pejës, Engelbert Zefaj, tha se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë njoftim zyrtar për ngritjen e kësaj aktakuze.

Lidhur me këtë procedurë, KALLXO.com ka raportuar për kallëzim penal që Hysni Selmanaj i kishte bërë kryetarit Gazmend Muhaxheri.

http://kallxo.com/ish-drejtori-kallezim-penal-ndaj-gazmend-muhaxherit/