Aktakuzë Kundër 20 Zyrtarëve Policorë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër njëzet të pandehurve, që të gjithë zyrtarë policorë.

Sh.D., S.V., N.R., A.R., M.B., I.D., I.A., A.E., B.Z., B.Z., Q.B., A.G., A.R., S.N., Sh.G., Sh.Z., A.K., L.G., Sh.Z. dhe N.Z., dyshohen për veprën penale marrje e ryshfetit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, të pandehurit në cilësi të personave zyrtarë duke vepruar në kuadër të autorizimeve zyrtare, në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kërkuar dhe pranuar dhurata për vete në mënyrë që të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare.

“Të pandehurit, zyrtarë policorë në Njësinë e kontrollit të autostradave, pjesë e patrullës policore në kontrollimin e trafikut në autostradën “Ibrahim Rugova”, me qëllim nuk kanë shqiptuar tiketa të trafikut ndaj kundërvajtësve edhe pse kanë qenë të obliguar të shqiptojnë tiketa në bazë të ligjit për sigurimin e komunikacionit rrugorë, ndërsa, paratë e marra i kanë ndarë në mënyrë proporcionale” thuhet në njoftimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

KALLXO.com më 19 dhjetor 2016 shkroi për arrestimin e 59 pjesëtarëve të Policisë, ndërsa për këto arrestime atëherë njoftoi Inspektorati Policor i Kosovës.

http://kallxo.com/59-zyrtare-policore-te-arrestuar/

Më pas KALLXO.com siguroi edhe kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për zyrtarët e arrestuar policor në të cilën bëhej e ditur se të arrestuarit dyshoheshin që kanë marrë ryshfet edhe në dinarë serbë.

http://kallxo.com/policet-e-arrestuar-pranonin-ryshfet-ne-dinare-serbe/

Ndërsa, më 22 shkurt zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa kërkoi që Policia e Kosovës t’i nënshtrohet një procesi të pastrimit nga korrupsioni dhe kriminaliteti.

http://kallxo.com/mustafa-kerkon-pastrimin-e-policise-nga-krimi/