Aksioni për Nëna dhe Fëmijë lanson aplikacionin “Globi im”

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë lansimin e lojës në aplikacionin mobil në gjuhën shqipe i quajtur ‘Globi Im’. Ky aplikacion është zhvilluar si pjesë e programit Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm.

“Disiplina Pozitive në Prindërimin e Përditshëm është program i cili është duke u implementuar nga organizata Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë. Ky program ka për qëllim ndalimin e ndëshkimit fizik dhe psikologjik te fëmijët dhe bazohet në parimet e të drejtave të fëmijëve, hulumtimet për zhvillim të shëndetshëm të fëmijëve dhe hulumtimet mbi prindërimin efektiv” thuhet në komunikatën e Aksionit për “Nana dhe Fëmijë”.

Sipas AMC ‘Globi Im’ është aplikacion për fëmijë ku me anë të kësaj loje fëmijët do jenë në gjendje të eksplorojnë tema të ndryshme rreth universit, oqeaneve, kafshëve, sportit, bimëve, shëndetit, shkencës, teknologjisë dhe filmave të animuar.

Sipas tyre e veçanta e këtij aplikacioni është se në të njëjtën kohë prindi do mund të përkrahë zhvillimin e fëmijës dhe zgjerimin e njohurive rreth botës.

Ky aplikacion gjendet momentalisht vetëm në versionin Androind të cilin mund ta shkarkoni në linkun emëposhtëm: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.financial_core.globiim