Ilustrim - Policia në aksion në - Foto: KALLXO.com

Aksioni i policisë në Gjakovë kundër lojërave të fatit, në pranga tetë persona

Një aksion i Policisë së Kosovës i cili është zhvilluar mbrëmë në rajonin e Gjakovës ka përfunduar mbrëmë me tetë persona të arrestuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar fillimisht ka pranuar disa informata të nga burime të sigurta,  se në disa lokacione në Gjakovë është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, të cilat kohë më parë janë ndaluar me ligj.

Pas sigurimit të urdhër- kontrollit nga Gjykata Themelore në Gjakovë, mbrëmë janë kontrolluar nëntë lokale të ndryshme, në të cilat është vërtetuar se ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit, ku janë arrestuar tetë persona të dyshuar  I. B, 43 vjeçar, B. M, 26 vjeçar, V. P, 38 vjeçar,  A. Sh, 30 vjeçar,  E. N, 31 vjeçar, J. B, 39 vjeçar,  L. A, 27 vjeçar dhe   G. A, 30 vjeçar.

Policia ka njoftuar se si prova materiale përkohësisht  janë sekuestruar dëshmi relevantë që do përdoren në procedura të mëvonshme gjyqësore, ndërsa të dyshuarit, pas intervistës, me vendim të prokurorit të Prokurorinë.

Siç raportuan ekipi i KALLXO.com mbrëmë, i cili ka përcjellë nga afër aksionin e Policisë njëri nga lokalet e mbyllura e cila funksiononte si ëmbëltore, dyshohet se zhvillohej veprimtari ilegale e lojërave të fatit – bastore.

Mbrëmë KALLXO.com raportoinë vazhdimësi  për aksionin e Policisë së Kosovës të përkrahur nga Inspektorati i Tregut i Komunës së Gjakovës, njësitë e Policisë, në mesin e tyre edhe forcat speciale, të cilët kanë vendosur shenjat zyrtare të ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë nga lokalet.

https://kallxo.com/foto-policia-mbyll-lokalet-e-dyshuara-per-bastore-ne-gjakove/

https://kallxo.com/detaje-nga-aksioni-i-specialeve-ne-gjakove/

https://kallxo.com/foto-operacion-i-madh-ne-gjakove-rreth-100-police-ne-aksion/