Aksioni i policisë, katër zyrtarë policorë pranojnë tretman në Spitalin Rajonal në Mitrovicë

Katër zyrtar policor kanë pranuar sot tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, pas operacionit policor i cili po vazhdon të zhvillohet në disa pjesë të vendit.

Zyrtarja për informim  me publikun në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa- Hakaj ka thënë për KALLXO.com se spitali në Mitrovicë ka pranuar katër zyrtar policor.

“Kemi pranuar katër zyrtar policor, njëri prej tyre i cili është plagosur me armë zjarri është në emergjencë, në gjendje stabile, ndërsa tre të tjerë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si gërvishtje gjendjen në emergjencë”, ka thënë Mustafa.

Ajo ka shtuar se të gjithë zyrtarët policor janë jashtë rrezikut për jetë.

KALLXO.com po raporton në vazhdimësi për aksionin policor i cili po vazhdon ende.

https://kallxo.com/foto-policia-e-kosoves-largon-barrikadat-ne-zubin-potok/

.