Aksioni i policisë, 17 persona shoqërohen në polici për kontrabandë me cigare

17 persona janë shoqëruar në polici gjatë ditës së djeshme pas një aksioni të realizuar nga policia për kontrabandë me mallra.

Në raportin e policisë thuhet se njësitet policore në mbështetje të Doganës së Kosovës kanë kontrolluar 32 lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, dhe Gjakovë.

Pas kontrolleve të policisë, në stacionin e policisë janë shoqëruar 17 persona, ku pesë prej tyre janë dërguar më mbajtje.

Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar pesë armë zjarri, dy automjete, rreth 1 mijë e 640 kilogram duhan, makina, filtër, letra për mbështjellje dhe ambalazh për paketim të duhanit.

Në njoftimit e policisë, nuk raportohet për ndonjë incident gjatë këtij aksioni.

KALLXO.com ka raportuar dje në mëngjes për aksionin e policisë.

https://kallxo.com/aksion-i-specialeve-ne-prizren/

.