
Aksion në Prishtinë e Gjilan Kundër Kontrabandës
18.8.2016 - 12:12
Lajmin për KALLXO.com e konfirmon zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci
“Sot n[ orët para të mëngjesit ka filluar një aksion i përbashkët në mes të Doganës dhe Policisë, aksioni ka për qëllim te luftojë kontrabandimin e mallrave dhe falsifikimin e tyre,” tha Stavileci.
Stavileci bëri të ditur se është zbuluar një punëtori që falsifikonte produkte.
“Operacioni është duke u realizuar në dy rajone-atë të Prishtinës dhe Gjilanit. Deri tani është zbuluar një punëtori për falsifikim e produkteve, respektivisht të brendeve botërore,” tregoi Stavileci.
Ai bëri të ditur se opinioni do të informohet më gjerësisht pas përfundimit të aksionit.