Ilustrim

Aksion i Policisë, konfiskohen stimulues seksual dhe armë - FOTO

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si dhe janë konfiskuar arsenal i madh i armëve – revole, barna ilegale dhe stimulues seksual të llojit ‘Kamagra”.

Sipas Bashkim Spahiut nga Policia e Kosovës, aksioni i arrestimeve është zhvilluar gjatë ditës së djeshme, pas një pune hetimore ku janë aplikuar edhe masat  fshehta.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka pranuar informatë me 10.12.2018 për një person për kontrabandim. Kjo informatë i është besuar njësitit për krime ekonomike. Dje policia e ka ndalë një veturë A3 në qytet dhe ka hasur një sasi të madhe të barnave dhe është parë nevojë që të kyçen edhe drejtoria për krim të organizuar. Është parë nevoja që të fillojë operacioni për bastisje dhe fillimisht janë konfiskuar barna të tipit Tamul. Si rrjedhojë e hetimeve është parë nevoja e përfshirjes së njëjësisë së krimit të organizuar kemi konfiskuar 99 armë të shkurtra një numër të konsideruar, një veturë të tipit BMW”, tha Spahiu.

Sipas tij, në fund të operacionit policia ka arrestuat tre persona shqiptar dhe janë ndaluar për 48 orë.

Baki Kelani zëdhënës i Policisë, tha se operacioni i nisur dje është duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, operacioni  deri më tani ka rezultuar  me arrestimin e disa personave.

“Policia e Kosovës ka konfiskuar 23 mijë 941 municion dhe 1773 armë të gjata, ky operacion policor është duke u zhvilluar tash kur jemi në konferencë”, tha ai.

KALLXO.com transmetoi live konferencën e Policisë – Klikoni në LINK për ta shikuar.