Ilustrim

Aksion i gjerë policor në 'Kodrën e Trimave' në Prishtinë

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka nisur një operacion policor në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com. Ai ka deklaruar se nuk mund të flasin më shumë rreth aksionit, por më vonë pritet të japin informata rreth aksionit.

“Mund të konfirmoj që një aksion është mbajtur në Kodrën e Trimave. Aksioni nuk e di nëse është duke u mbajtur ende. Më vonë dalim me komunikatë për më shumë detaje”, Baki Kelani për KALLXO.com.