FOTO Policia e Shtetit - Lotaria

Aksion i gjerë i Policisë kundër lojërave të fatit, arrestohen tre persona

Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë një aksioni kundër lojërave të fatit ka arritur të identifikojë dhe ndalojë tre shtetas shqiptarë ën Krujë, njëri prej tyre pronar i lokalit.

“Policia e Krujës ka ushtruar kontrolle të befasishme në kuadër të zbatimit të planit të masave për evidentimin e ushtrimit dhe zhvillimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Procedohen penalisht 4 shtetas, përfshirë pronarin e një subjekti, ku iu gjetën dhe sekuestruan sende të ushtrimit të lojërave të fatit. Janë proceduar penalisht për veprat penale” “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasit A.T, D.K, O.D, dhe E.Sh. (pronari i subjektit)”, njofton Policia.

Siç bën të ditur Policia, kontrolle të tilla vijojnë çdo ditë nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në të gjithë territorin e Qarkut.

“Policia e Shtetit fton cilindo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, përfundon njoftimi.