Aksioni i Doganës dhe policisë në Mitrovicën Veriore

Aksion i Doganës në Mitrovicën Veriore

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë filluar një aksion te disa lokacione të dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara në Mitrovicën e Veriut .

Këtë e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i doganave të Kosovës Adriatik Stavileci.

“Sot në orët e para të mëngjesit ka filluar një aksion te lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara,” tha Stavileci.

Sipas zëdhënësit Stavileci në këtë aksion dogana po përkrahet nga Policia e Kosovës dhe Administrata Tatimore.

Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara.

Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.

Mallrat e kapura nga Dogana | Foto: Dogana e Kosovës

Në janar KALLXO.com shkroi për ndjekjen e një kontrandisti të dyshuar deri në Leposaviq dhe arrestimin e tij nga policia.

http://kallxo.com/polici-qellon-me-arme-drejt-kontrabandistit-te-dyshuar/