Aksidentohet vetura e policisë, lëndohen dy policë

Dy zyrtar policor janë vetaksidnetuar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Pejë- Prishtinë, saktësisht në afërsi të Parkut të Biznesit në Drenas.

Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për KALLXO.com se si pasojë e këtij vetaksidneti dy zyrtar policor kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 06:10, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, afër parkut të Biznesit në Drenas është shkaktuar një vetëasksident ku i përfshirë ka qenë automjeti policor i tipit Skoda Octavia, ndërsa dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë, njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë trajtuar sipas procedurave të parapara në mënyrë që të bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e tërësishme të këtij rasti.