Ilustrim

Aksidentohet vetura dhe motoçiklisti në Prizren

Një veturë dhe një motoçiklist janë aksidentuar në Prizren.

Policia ka raportuar se si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore drejtuesi i motoçikletës i cili më pas është hospitalizuar në repartin e Ortopedisë në Prizren.

Sipas policisë janë shkaktuar edhe dëme materiale.

I dyshuari ngasësi i veturës është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për gjashtë orë e pastaj është liruar.