
Agim Veliu, Foto: Atdhe Mulla
Aksidentohet kryetari i Podujevës, Agim Veliu
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është vetaksidentuar para pak orëve në fshatin Besi, përgjatë rrugvs Prishtinë – Podujevë.
KALLXO.com ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30.
“Rreth orës 17:30, policia ka marrë informatën për një vetakaksident të ndodhur në magjistralen Podujevë- Prishtinë, saktësisht në fshatin Besi. Policia aktualisht është në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit”, ka thënë Borovci për KALLXO.com.
Ai tutje ka shtuar se në këtë aksident dyshohet se një person është lënduar.
KALLXO.com ka tentuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, por ai nuk nuk është përgjigjur në telefon për një koment të menjëhershëm.