Aksidenti në Gjilan, Teatri anulon performacën për Ditën e Gruas

Teatri i Qytetit të Gjilanit ka anuluar shfaqjen “Gratë e qytetit tim”, e cila ishte planifikuar të jepet sot në mesditë për ndër të 8 Marsit, Ditës së Grua.

Përmes një njoftimi menaxhmenit i këtij teatri bën të ditur se anulimi i kësaj performace vjen pas aksidentit djeshëm që tronditi qytetit.

“Në shenjë respekti dhe solidariteti për rastin e djeshëm që tronditi qytetin e Gjilanit dhe qytetarët tanë, anulohet performanca “Gratë e qytetit tim” që ishte një bashkëpunim mes Teatrit, Drejtorisë së Kulturës dhe Zyrës së Kryetarit të Komunës, e cila ishte e paraparë të mbahet sot, më 8 mars, prej orës 12:00, në skenën e vogël të Teatrit të Qytetit të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.