Aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur para rreth një ore në rrugën magjistrale Prishtinë- Fushë-Kosovë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihen veturat e aksidentuar, dhe policia në vendin e ngjarjes.

Sipas qytetarit, në aksident janë përfshirë një kamion dh enjë veturë.

Nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti.