Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Klinë, vdes një person

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur rreth orës 12 në rrugën Gjakovë- Klinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i trafikut për rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.

“Tri automjete janë përfshirë në aksident.  Një person  ka vdekur dhe një person tjetër është lënduar lehtë”, tha Sahatqija për KALLXO.com.

Ai shtoi se aksidenti me fatalitet dyshohet të ketë ndodhur për shkak të tejkalimit në vijë të plotë nga njëri automjet i cili është goditur me automjetin përballë i cili drejtohej nga viktima.

“Viktima është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa i lënduari sipas mjekëve ka pësuar vetëm  lëndime të lehta trupore”, tha Sahatqija.