Ilustrim

Aksident trafiku në Prishtinë, gjashtë vetura të përfshira

Një aksident trafiku ku janë përfshirë gjashtë vetura ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në rrugën “Tahir Zajmi”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person.

“Mbështetur në ekzaminimet fillestare dyshhet se një veturë e cila ishte në lëvizje në rrugën “Tahir Zajmi”, për arsye të panjohura deri tani, ka humbur kontrollin dhe ka dëmtuar pesë vetura të tjera të parkuara”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo ka shtuar se më hetimin e rrethanave të këtij rasti po merret njësiti i trafikut.