Aksident trafiku në hyrje të Graçanicës (FOTO)

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot në hyrje të Graçanices.

Sipas një qytetari që ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një furgon.

Bazuar në fotografitë e qytetarit, nga ky aksident shihet se përveç dëmeve materiale, ambulanca është në vendin e ngjarjes por që nuk dihet nëse ka të lënduar.

KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia Rajonale e Prishtinës lidhur më këtë aksident.