Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Aksident Trafiku në Fshatin Gexhe

Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:30, në Gexhe, fshat ky në komunën e Rahovecit.

Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, aksidenti ka ndodhur nga mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Rreth orës 18:30 në fshatin Gexhe të komunës së Rahovecit është raportuar për një aksident komunikacioni. Shkaku i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë”, tha Podrimaj për KALLXO.com

Ajo shtoi se aksidenti ka qenë vetëm me dëme materiale dhe nuk është raportuar për të lënduar.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për aksidentet që po ndodhin në komunikacion.

Policia dhe Ministria e Infrastrukturës kanë apeluar që për shkak të reshjeve të borës pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave të trafikut dhe të pajisen me mjetet e nevojshme.

Aksident Trafiku në Rrugën Kaçanik- Hani i Elezit

Aksident në Gjilan Vdes një Person

Rrokulliset një Cisternë në Llabjan të Gjilanit (Foto)