Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Aksident trafiku me disa të lënduar në Skenderaj

Një aksident me pesë persona të lënduar ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Skenderaj.

Në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti thotë së nga hetimet e bëra në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparësisë së kalimit

“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj. Të përfshira në aksident  dy vetura civile, ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.