Pamje nga vendi i aksidentit në Vragoli -Foto: KALLXO.com

Aksident me të Lënduar në Vragoli

Katër persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur rreth orës 11:30 në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Janë katër të lënduar lehtë. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Aksidenti duket të jetë shkaktuar nga mosmbajtja e distancës së mjaftueshme ndërmjet automjeteve”, ka thënë për KALLXO.com togeri Argjend Gashi.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet se në vendin e ngjarjes është autoambulanca dhe njësitë policore.

Po ashtu, në këto fotografi shihet se është formuar kolonë automjetesh në korsitë ku ka ndodhur aksidenti.

Pamje nga vendi i aksidentit në Vragoli – Foto: KALLXO.com