Aksident me të Lënduar në Rrugën Prishtinë- Gjilan

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan.

Aksidentin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Llabjan të Novobërdës.

“Si pasojë e aksidentit mes dy veturave një person është lënduar lehtë, ndërsa dëme materiale kanë pësuar të dy veturat e aksidentuara”, ka treguar zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë.

Pamje nga vendi i aksidentit – Foto: KALLXO.com