Aksidenti te "Kroni i Mbretit" | Foto e ardhur në KALLXO.com

Aksident te ‘Kroni i Mbretit’ në Drenas

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com fotografitë e një aksidenti që ka ndodhur afër Drenasit, më saktësisht te “Kroni i Mbretit”.

Një veturë e tipit “Mercedes” ka goditur në rrethojat e rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë.

Në fotografi shihet që rruga ka qenë e hapur dhe nuk ka pasur ngrica.

Që prej përkeqësimit të kohës, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur disa aksidente.

Aksidenti 2

KALLLXO.com ka shkruar për aksidentet e shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe, ku janë shkaktuar 265 aksidente në komunikacion.

http://kallxo.com/265-aksidente-ne-pese-ditet-bore/

E si pasojë e ngricave në rrugë, kishte pësuar edhe një veturë zyrtare që ishte aksidentuar në afërsi të fshatit Gllarevë të Klinës.

http://kallxo.com/aksidentohet-veura-zyrtare-ne-rrugen-ngrica/

Ministria e Infrastrukturës vazhdimisht gjatë këtyre ditëve ka njoftuar për gjendjen e rrugëve nacionale e rajonale duke konstatuar se ato janë të hapura për qarkullim.

http://kallxo.com/ministria-e-infrastruktures-ne-mbikeqyrje-te-rrugeve/