Pamje pas një aksidenti trafiku - Foto: Rtv21

Aksident në Vushtrri, Ka të Lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë lëndime kanë pësuar drejtuesit e motoçikletës dhe veturës.

Personat e lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF në Vushtrri. /21Media