Aksident në Prishtinë, makina shtyp këmbësoren

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtarë një  këmbësore ka marrë lëndime të rënda pasi është goditur nga një veturë.

“I dyshuari, përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij ka goditur këmbësoren, duke i shkaktuar lëndime trupore “thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti sqaron se këmbësorja është dërguar në QKUK për tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.