Aksident ne Prishtine

Aksident në Prishtinë (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kryeqytet ku një veturë ka goditur pengesat e trotuarit.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihet se vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale dhe një shtyllë me drita rrugore është rrëzuar.

Vendi i ngjarjes është afër Qendrës së Studentëve ndërsa në afërsi është parë edhe vetura e Autoambulancës.