Aksident në Prishtinë, dëmtohet semafori (FOTO)

Një aksident në mes të dy veturave ka ndodhur para pak minutave, afër konvikteve të studentëve, në Prishtinë.

Sipas një qytetari që ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com dhe në bazë të pamjeve, njëra prej veturave është me targa zyrtare dhe gjithashtu është dëmtuar një semafor.

Ende nuk  dihet nëse ka pasur të lënduar nga ky aksident.