Foto: Ilustrim

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lëndohen rëndë tre persona

Tre persona janë lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve që ka ndodhur në fshatin Konjuh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht ne fshatin Konjuh, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasoj e aksidentit, lëndime  të rënda trupore kanë pësuar tre persona (drejtuesit automjeteve)”, tha ajo.

Tutje Ahmeti tregoi se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin.