Nga aksidenti i sotëm në Badovc | Foto: KALLXO.com

Aksident në Kërpimeh-Vdes Këmbësori

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës Daut Hoxha, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por në të janë përfshirë tri makina, njëra nga të cilat dyshohet se ka goditur dy këmbësorë.

“Njësitet e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është i lënduar rëndë. Në aksidentin e ndodhur ka edhe të lënduar të tjerë. Deri më tani është i involvuar një kombi i cili dyshohet se ka goditur këmbësorët. Vozitësi i kombit është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar në stacion policor për 48 orë,” tha Hoxha.

Edhe në Magjistralen Prishtinë-Gjilan te liqeni i Badovcit ka ndodhur një aksident tjetër gjatë të cilit një makinë është kthyer në krah.

Zëdhënësi Daut Hoxha nuk dha detaje në lidhje me aksidentin e Badovcit, pasi ekipet policore që kanë qenë në vend të ngjarjes ende nuk janë kthyer nga atje.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga aksidenti pranë Badovcit, në të cilat shihet se magjistralja ishte e rrëshqitshme nga reshjet e shiut.

Badovc1

Badovc2

 

Një aksident pa të lënduar ndodhi sot edhe te Mensa e Studentëve në Prishtinë.

http://kallxo.com/aksident-gjate-rrebeshit-te-shiut/