Aksident në Graçanicë

Sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident komunikacioni në magjistralen për Gjilan, më saktësisht në Graçanicë.

Në këtë aksident siç tregojnë fotografitë e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar është e përfshirë një veturë e UNMIK-ut dhe një tjetër me tabela vendore. Sipas qytetarit së paku një person ka pësuar lëndime të lehta.

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë, por ata nuk e kanë konfirmuar aksidentin.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florije Ahmeti, tha se ende nuk ka pranuar raport për këtë aksident.

aksident aksident1