Aksident në fshatin Zllakuqan - FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zllakuqan të Klinës, në aksin rrugorë Klinë – Istog.

Në aksident janë përfshirë dy vetura. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar se nga ky aksident nuk  ka asnjë person të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 08:25, në fshatin Zllakuqan të Klinës. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Asnjë person nuk pa pësuar lëndime nga ky aksident”, ka thënë zëdhënësi Rugova.

 

Aksidend – foto nga vendi i ngjarjes….